Manchester City do ta monitorojë situatën e mesfushorit të Real Betisit, Giovani Lo Celso, të cilin mund ta transferojë në afatin kalimtar veror.
Manchester Evening News bën të ditur se kampioni i Anglisë ka shprehur interesim për futbollistin 23-vjeçar që mund ta angazhojë na radhët e veta.
‘Citizens’ do ta ndjekin nga afër lojën e argjentinasit gjatë Copa Amerika me kombëtaren, para se të vendosin për ndonjë transferim eventual.
Megjithatë, klubi anglez nuk do ta ketë të lehtë që t’i sigurojë shërbimet e tij, pasi që për interesohen edhe disa klube të tjera.
Tottenham Hotspur dhe Atletico Madridi janë ndër klubet që kanë shprehur interesim për transferimin e Lo Celsos. /Telegrafi/