Telegrafi

City e kërkon Ruizin përkundër çmimit të lartë

Fabian Ruiz (Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

Manchester City është gati të bëjë ofertë për mesfushorin e Napolit, Fabian Ruiz, i cili pritet të largohet në afatin kalimtar veror.

24-vjeçari është duke u lidhur me disa klube elitare evropiane, ndërsa raportohet se Pep Guardiola e pëlqen lojën e tij.

Në ndërkohë, presidenti i klubit italian, Aurelio De Laurentiis, shpreson të nxisë konkurrencë mes klubeve, në mënyrë që të përfitojë rreth 80 milionë euro nga shitja e tij.

(Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

Përkundër çmimit të lartë, TeamTalk raporton se City do t’i kërkojë shërbimet e futbollisti spanjoll.

Lexo po ashtu Real Madridi shton interesimin për Fabian Ruizin

Ndryshe, Ruiz iu bashkua Napolit në vitin 2018 nga Real Betisi, pasi kishte qëndruar për një sezon i huazuar te Elche. /Telegrafi/