Telegrafi

City i gatshëm ta paguajë klauzolën e Inigo Martinezit

MADRID, SPAIN - JANUARY 29: Inigo Martinez of Real Sociedad de Futbol reacts after fouling Mateo Kovacic of Real Madrid during the La Liga match between Real Madrid CF and Real Sociedad de Futbol at the Bernabeu on January 29, 2017 in Madrid, Spain. (Photo by Denis Doyle/Getty Images)

Manchester City duket se është e vendosur të shpenzojë edhe për një mbrojtës.

Pep Guardiola po dëshiron transferimin e një futbollisti që ka të drejtë loje në Ligën e Kampionëve.

E duket se klubi anglez ka gjetur mbrojtës në La Liga, te Real Sociedadi.

City është në bisedime të avancuara me klubin spanjoll për transferimin e mbrojtësit Inigo Martinez.

Mediat angleze kanë raportuar se ‘Citizens’ janë të gatshëm të paguajnë klauzolën e lojtarit për transferimin në ‘Etihad’.

Martinez ka një klauzolë prej 35 milionë eurove shumë që nuk përbën problem për një klub siç është City.

Në garë për lojtarin mbeteet edhe skuadra spanjolle Barcelona që e ka si objektiv që një kohë të gjatë.

Kontrata aktuale e Martinezit me Sociedadin skadon në qershorin e vitit 2020. /Telegrafi/