Manchester City e ka shkatërruar Liverpoolin në kuadër të javës së 31-të në Ligën Premier duke e mposhtur me rezultat të thellë 4-0.
Skuadra e Pep Guardiolës fillimisht e nderoi kampionin e ri të Anglisë duke i bërë korridorin e nderit dhe duke e duartrokitur për suksesin e arritur.
Por ish-kampionët anglezë ishin të pamëshirshëm përballë kampionëve të ri duke dominuar gjatë gjithë takimit.
Goli i parë erdhi në minutën e 25-të kur shënoi Kevin de Bruyne nga penalltia pasi më parë Raheem Sterling ishte penguar në zonë nga Joe Gomez.
Vetëm 10 minuta më vonë, City e ngriti epërsinë në 2-0, kur Raheem Sterling shënoi një gol të bukur.
Në minutën e fundit të pjesës së parë, City ndërtoi një aksion të mirë ku De Bruyne asistoi për Phil Foden i cili mposhti Alissonin për herë të tretë në këtë mbrëmje.
Me epërsinë prej tre golave të vendasve përfunduan 45 minutat e para të kësaj sfide.
City vazhdoi dominimin edhe në pjesën e dytë, ku në minutën e 66-të gjeti golin e katërt.
Raheem Sterling bëri gjithçka mirë dhe gjuajtjen e tij që po shkonte në drejtim të golit e devijoi Oxlade Chamberlain duke ngritur epërsinë e vendasve në 4-0.
Deri në fund të dyja skuadrat kishin disa raste shënimi, por që rezultati mbeti i pandryshuar dhe skuadra e Pep Guardiolës mori një fitore prestigji ndaj Liverpoolit.
Përkundër fitores, City vazhdon të mbetet në pozitën e dytë në tabelë me 66 pikë të tubuara 20 më pak se Liverpooli që është shpallu edhe matematikisht kampion i Anglisë.
Në javën e ardhshme City luan në udhëtim te Southampton, teksa Liverpooli është nikoqir i Aston Villës. /Telegrafi/
Kevin De Bruyne 25′
City 1-0 Liverpool pic.twitter.com/oLLCth4VB4— Craig Moore (@PremierLgeGoals) July 2, 2020
Raheem Sterling 35′
City 2-0 Liverpool pic.twitter.com/LCRH39pxZQ— Craig Moore (@PremierLgeGoals) July 2, 2020
Now Forget anythin about the 3ŕd Goal… Just look at that assist from De bruyne.???#newsgang #MCILIV pic.twitter.com/mQGMJqJlR5
— Emarto77 (@EmilesMarto) July 2, 2020
.
Sterling goal vs Liverpool (4-0) #MCILIV
— Premier League Goals ⚽️ (@PL_GOALS_) July 2, 2020