Telegrafi

City dhe Unitedi në ‘luftë’ për Lautaron

Lautaro Martinez (Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

Lautaro Martinez ka përfunduar në radarin e dy klubeve të mëdha angleze, Manchester City dhe Manchester United.  

Rivalët e mëdhenj lokal të Ligës Premier kanë vendosur shikimin e tyre tek ylli sensacional i Interit, Lautaro.

Sipas mediumit britanik The Mirror, City dhe Unitedi janë të dy të interesuar për shërbimet e sulmuesit të Interit.

Lexo po ashtu Unitedi i gatshëm të rivalizojë me Barcelonën për Lautaron

Argjentinasi aktualisht vlerësohet rreth 100 milionë euro dhe dy klubet angleze janë të vendosura për të garuar për nënshkrimin  e tij vitin e ardhshëm.

Martinez ka shënuar pesë gola në 12 paraqitje në Serie A për Interin këtë sezon.

Për sulmuesin interesim ka shprehur edhe Barcelona. /Telegrafi/