Lautaro Martinez ka përfunduar në radarin e dy klubeve të mëdha angleze, Manchester City dhe Manchester United.
Rivalët e mëdhenj lokal të Ligës Premier kanë vendosur shikimin e tyre tek ylli sensacional i Interit, Lautaro.
Sipas mediumit britanik The Mirror, City dhe Unitedi janë të dy të interesuar për shërbimet e sulmuesit të Interit.
Argjentinasi aktualisht vlerësohet rreth 100 milionë euro dhe dy klubet angleze janë të vendosura për të garuar për nënshkrimin e tij vitin e ardhshëm.
Martinez ka shënuar pesë gola në 12 paraqitje në Serie A për Interin këtë sezon.
Për sulmuesin interesim ka shprehur edhe Barcelona. /Telegrafi/