Julian Weigl është njërin nga mesfushorët më të mirë në Gjermani.
Paraqitjet e tija të mira kanë bërë që ai mos të ketë të sigurt të ardhmen e tij te Borussia e Dortmundit.
Reprezentuesi gjerman është lider në mesfushën e Borussias së Dortmundit dhe ka shkëlqyer në dy edicionet e fundit.
Kjo ka bërë që ai t’i fusë në një garë të ashpër dy rivalët nga qyteti i Manchesterit, City dhe United.
Si Pep Guardiola ashtu edhe Jose Mourinho e vlerësojnë shumë lojën e futbollistit dhe po duan transferimin e tij.
Në Gjermani janë të sigurt se Weigl nuk do të qëndrojë edhe gjatë në ‘Signal Iduna Park’.
Por Dortmund për ta lënë të lirë yllin e tyre të largohet, po kërkon së paku 50 milionë euro.
Mesfushori qendror ka zhvilluar 17 ndeshje në të gjitha garat këtë edicion me fanellën verdh e zi ku ka realizuar edhe një gol.
22-vjeçari ka kontratë me klubin gjerman deri në muajin qershor të vitit 2021. /Telegrafi/