Telegrafi

City dhe Everton arrijnë marrëveshje për Lescott

Evertoni më herët i ka refuzuar dy oferta të Cityt, por jo edhe të tretën, e cila thuhet se kap vlerën e 24 milionë funteve.

“City mund të konfirmojë se ka arritur marrëveshje me Evertonin për të transferuar Joleon Lescott. Lëvizja do të bëhet pasi të arrihet marrëveshje për kushtet personale me lojtarin dhe pas kalimit të testeve mjekësore”, thuhet në deklaratën e klubit.

Lojtari sot pritet t’i kalojë testet mjekësore dhe të nënshkruajë kontratë me qytetarët.