Manchester City dhe Chelsea do të përballen të shtunën në derbin e madh anglez.
Chelsea dhe City janë me skuadra të kompletuara në aspektin ofensiv të lojës, teksa në mbrojtje kanë mungesa të rëndësishme.
Vincent Kompany vazhdon të jetë jashtë fushave për shkak të një dëmtimi, teksa Sterling dhe Fabian Delph janë në dyshim dhe nuk pritet të startojnë.
John Terry mungon sigurt teksa Zouma dhe Van Ginkel s’janë në formë fizike. Obi Mikel është në dyshim por nuk pritet që të luajë.
Ndeshja zhvillohet mesditën e të shtuëns në Etihad Stadium. /Telegrafi/