Telegrafi

City dhe Chelsea më pranë Dzekos

Sulmues i Wolfsburgut verën e kaluar shprehu dëshirën për të kaluar në Milanello, por kurrë nuk e mohoi mundësinë e kalimit në Ligën Premier.

Dzeko kushton 40 milionë euro, shumë që për Milanin ishte e pakapshme, ndërsa nuk do të ishte kurrfarë problemi për Chelsean apo Manchester Cityn.

Chelsea po shqyrton mundësinë e sjelljes së një sulmuesi të ri për të shoqëruar Drogban, kurse nga ana tjetër të njëjtën gjë e kërkon City për Adebayorin. /Telegrafi/