Telegrafi

City dhe Barcelona do të zhvillojnë ndeshje miqësore

“Jemi të ngazëllyer të ju informojnë se do të zhvillojnë ndeshje miqësore kundër Kampionit të Evropës Barcelonës”, shkruhet në deklaratën e faqes zyrtare të Manchester Cityt.

Klubi anglez duhej të zhvillonte ndeshje të ligës kundër Evertonit më 19 gusht, por ky i fundit do të ketë ndeshje në Evropë, andaj takimi i Premier League është anuluar.

City në të njëjtën datë ka aranzhuar të zhvillojë një takim tjetër mjaft atraktiv, pasi ekipi i ri premtues i Ligës Premier do të udhëtojë në Camp Nou për një miqësore me kampionin e Spanjës dhe Evropës, Barcelonën.

Barcelona dhe City kanë kontakte të mira dhe kanë zhvilluar në mes tyre pesë ndeshje. Në vitin 2003 katalanasit ishin mysafir të hapjes së stadiumit të ri të klubit, kur City fitoi 2-1 me golat e Nicolas Anelka and Trevor Sinclair.