Site icon Telegrafi

City dhe Arsenali ndahen baras (Video)

Manchester City dhe Arsenali kanë luajtur baras (2-2) në derbin për pozitën e tretë në tabelën e Ligës Premier.

Në minutat e para të sfidës u shënuan dy gola të shpejtë, nga një për secilën skuadër. Sergio Aguero realizoi për vendasit (8’), kurse Olivier Giroud realizoi për mysafirët (10’).

Me shifra identike, skuadrat shkuan në pushim, ndërsa në gjysmën e dytë u realizuan sërish nga një gol për secilin kundërshtar.

Kevin de Bruyne shënoi golin për nikoqirët (51’), kurse Alexis Sanchez e barazoi sërish rezultatin (68’) dhe ky ishte i fundit për këtë përballje.

Në këtë mënyrë, Arsenali ka 68 pikë në vend të tretë, tri më shumë se Manchester City që rrezikon vendin e katërt në tabelë, në rast të fitores së Manchester Unitedit në ndeshjen e mbetur.

Në një ndeshje tjetër, Liverpooli e ka mposhtur Watfordin (2-0) me golat e Joe Allen (35’) dhe Roberto Firmino (76’). /Telegrafi/

1-0: Goli i Sergio Agueros ndaj Arsenalit.

Posted by Telegrafi Sport on Sunday, 8 May 2016

1-1: Arsenali barazon rezultatin pas dy minutash, shënon Olivier Giroud La Page Officielle.

Posted by Telegrafi Sport on Sunday, 8 May 2016

2-1: Kevin De Bruyne i jep Manchester City FC epërsinë për herë të dytë në ndeshje. Gol i bukur nga belgu.

Posted by Telegrafi Sport on Sunday, 8 May 2016

2-2: Gol i bukur nga Alexis Sanchez ndaj Manchester City FC.

Posted by Telegrafi Sport on Sunday, 8 May 2016

Exit mobile version