Site icon Telegrafi

City dhe Arsenali e monitorojnë talentin Dwight McNeil

Dwight McNeil (Foto: Alex Livesey/Getty Images/Guliver)

Manchester City dhe Arsenali janë vetëm dy nga klubet e shumta që po e monitorojnë anësorin e Burnleyt, Dwight McNeil.

Sipas Daily Star, dy klubet nga Liga Premier janë vënë në garë edhe në tregun e transferimeve për talentin 19-vjeçar.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Burnley

Futbollisti anglez ka lënë përshtypje të madhe këtë edicion në kampionatin anglez duke tërhequr interesimin e shumë klubeve.

Dwight McNeil (Foto: Jan Kruger/Getty Images/Guliver)

Ai ka kontratë me Burnleyn deri në vitin 2023, ndërsa Evertoni dhe Newcastle Unitedi janë dy klubet tjera angleze që interesohen për shërbimet e tij.

McNeil ka qenë edhe pjesë e Akademisë së Manchester Unitedit, ndërsa te klubi aktual është që nga viti 2014. /Telegrafi/

Exit mobile version