Telegrafi

City dëshiron të ofrojë 50 milionë për Terryn

Sipas Daily Mail, City do të bëjë edhe një përpjekje të fundit për të nënshkruar me Terryn, duke i ofruar atij pagë prej 1 milionë funtesh në muaj.

Chelsea shpreson se mund të arrijë vazhdimin e marrëveshjes me mbrojtësin anglez, por në anën tjetër trajneri i Cityt, Mark Hughes, iu ka ofruar pronarëve të klubit të bëjnë gjithçka për të transferuar Terryn.

Oferta prej 50 milionë funtesh, pritet të bëhet në dy ditët në vazhdim, pasi tashmë blutë kanë refuzuar dy oferta deri në 32 milionë funte.