Telegrafi

City – Chelsea, notat e lojtarëve (Foto)

Diego Costa duke shënuar golin e barazimit 1-1

Chelsea ka shënuar një fitore të madhe në udhëtim ndaj Manchester Cityt.

Skuadra e Antonio Contes ishte duke pësuar 1-0 në pjesën e parë por bëri një rikthim fantastik për ta fituar takimin 1-3.

Diego Costa, Willian dhe Eden Hazard shënuan për fitoren e madhe të Chelseat.

Ndërkohë janë publikuar edhe notat e ndeshjes.

Padyshim që më i miri në fushë ishte sulmuesi Diego Costa që shënoi dhe asistoi duke marrë notën (8.7).

Paraqitje mjaftë të mirë kishte edhe Eden Hazard (8.1), si dhe mesfushorët Cesc Fabregas (7.2) e Alonso (7.6).

Tek vendasit më i dalluari ishte Kevin De Bruyne, ndërsa dështim ishte portieri Claudio Bravo (5.4), mesfushori Fernandinho (5.4) si dhe sulmuesi Kun Aguero (5.6). /Telegrafi/