Telegrafi

City bën gati 100 milionë funte për transferime

Toure është buzë kalimit te City për 28 milionë funte dhe pritet që së shpejti edhe zyrtarisht të bashkohet me vëllain e tij Kolo Toure. Silva aktualisht është me Spanjën në Botëror, por sipas spekulimeve të djeshme, Valencia është pajtuar që ta lë yllin e saj të largohet për 30 milionë funte plus Santa Cruz.

City gjithashtu është në studim të ofertës për sulmuesin boshnjak Edin Dzeko, i cili ishte impresionues në dy sezonet e fundit. Transferimet e Silvas dhe Toures, kanë bërë që transferimi i James Milner nga Aston Villa të mos konkretizohet. /Telegrafi/