Telegrafi

City i bashkohet garës për transferimin e Thuram, gati oferta e lartë

Khephren Thuram pritet që në janar ta bëj hapin e madh në karrierë gjatë afatit kalimtar të janarit.

Mesfushori francez është bërë prioritet i top klubeve të mëdha evropiane dhe në janar pritet largimi i tij.

Kampioni në fuqi i Evropës, Manchester City është bashkuar në garë për transferimin e Thuram për ta përforcuar repartin e mesfushës.

The Sun ka raportuar se Pep Guardiola e pëlqen shumë lojtarin dhe City është gati të shpenzojë rreth 50 milionë euro në janar për transferimin e francezit.

Mesfushori defensivë është i gatshëm për tu larguar nga Nice dhe po pret që oferta e Cityt të pranohet.

Lexo po ashtu Thuram do të largohet në janar nga Nice, top pesë klube në garë për shërbimet e tij

Gjithsesi City nuk do ta ketë të lehtë të nënshkruajë me lojtarin, pasi në garë për lojtarin janë edhe skuadrat tjera të mëdha si Liverpool, PSG, Juventus e Tottenham Hotspur.

22-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar shtatë ndeshje me fanellën e Nices në Ligue 1, derisa konsiderohet si një nga mesfushorët më të mirë në Ligue 1. /Telegrafi/