Khephren Thuram pritet që në janar ta bëj hapin e madh në karrierë gjatë afatit kalimtar të janarit.
Mesfushori francez është bërë prioritet i top klubeve të mëdha evropiane dhe në janar pritet largimi i tij.
Kampioni në fuqi i Evropës, Manchester City është bashkuar në garë për transferimin e Thuram për ta përforcuar repartin e mesfushës.
The Sun ka raportuar se Pep Guardiola e pëlqen shumë lojtarin dhe City është gati të shpenzojë rreth 50 milionë euro në janar për transferimin e francezit.
Mesfushori defensivë është i gatshëm për tu larguar nga Nice dhe po pret që oferta e Cityt të pranohet.
Gjithsesi City nuk do ta ketë të lehtë të nënshkruajë me lojtarin, pasi në garë për lojtarin janë edhe skuadrat tjera të mëdha si Liverpool, PSG, Juventus e Tottenham Hotspur.
22-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar shtatë ndeshje me fanellën e Nices në Ligue 1, derisa konsiderohet si një nga mesfushorët më të mirë në Ligue 1. /Telegrafi/