Rrugëtimi i Manchester Cityt drejt titullit të Ligës Premier ka vazhduar me fitoren prej 1-0 kundër Neëcastle Unitedit.
Raheem Sterling e realizoi golin e vetëm në ndeshje, ndërsa skuadra e Pep Guardiolas vazhdon të jetë fantastike në kampionatin anglez.
Në këtë mënyrë, pas 20 xhirosh të zhvilluara, City është 15 pikë përpara përcjellësit të parë në tabelë që është Manchester Unitedi.
Kjo ishte fitorja e 18 radhazi në Ligën Premier e ekipit nga Etihad që padyshim se është rekord më vete, por kjo skuadër arriti edhe një tjetër rekord të rëndësishëm.
City e regjistroi fitoren e 11-të radhazi si mysafir, diçka që e ka bërë vetëm Chelsea në sezonin 2008/2009.
Nëse ia del ta mposhtë ekipin e Crystal Palace në Selhurst Park në ndeshjen e radhës, atëherë Manchester City do të vë rekord të ri.
Duhet theksuar se në atë sezon, Chelsea e zuri vetëm vendin e tretë në kampionat, ndërsa do të ishte befasi e madhe nëse të zgjedhurit e Pep Guardiolas nuk do ta fitonin titullin e Ligës Premier këtë sezon.
Goli Sterling ishte i 13-ti këtë edicion dhe para tij janë vetëm Harry Kane (18) dhe Mohamed Salah (15). /Telegrafi/