Telegrafi

City barazon në shtëpi të Boltonit

Vendasit tri herë avancuan, ndërsa mysafirët tri herë ndoqën rezultatin dhe e barazuan atë.

Ivan Klasnic hapi serinë e golave (12’), ndërsa Carlos Tevez barazoi rezultatin (28’).

Gary Cahill kaloi sërish Boltonin në epërsi (44’), ndërsa mysafirët barazuan pa përfunduar pjesa e parë (45’+2), me golin e Micah Richards.

Në pjesën e dytë, u përballën sërish protagonistët Ivan Klasnic (53’) dhe Carlos Tevez (77’), të cilët shënuan për skuadrat e tyre, që përfunduan ndeshjen me rezultat 3-3. /Telegrafi/