Përkundër dominimit të Cityt, ishin vendasit ata që shënuan të parët. Kevin Jones pas një asistimi të Steve Malbranque arriti të kalojë Sunderlandin në epërsi (9’).
Sunderlandi u mbajt mirë deri në çastet e fundit kur Adam Johnson shënoi për të barazuar rezultatin (90+1’).
Manchester City me këtë barazim e sheh veten në pozitën e pestë me 50 pikë dhe me një ndeshje më pak të zhvilluar se Tottenham që është në pozitën e katërt me 2 pikë më shumë.
Mesfushori kosovar, Lorik Cana nuk u paraqit në këtë takim, si pasojë e suspendimit. /Telegrafi/