Manchester City e ka regjistruar fitoren e dytë në ndeshjen e dytë të fazës grupore të Ligës së Kampionëve. Në Etihad Stadium, skuadra angleze ka triumfuar me rezultat komod (2-0) ndaj Dinamo Zagrebit.
Vendasit bënë paraqitje më të mirë në gjysmën e parë, mirëpo nuk ia dolën të shënonin dhe shkuan në pushim me shifra të pandryshuara.
Inkuadrimi i Raheem Sterling në lojë në pjesën e dytë, rezultoi i suksesshëm, pasi anësori anglez realizoi pas një asistimi nga Riyad Mahrez (66′).
I njëjti futbollist dërgoi një asistim të mençur drejt Phil Foden (90’+5), i cili e shënoi golin e dytë për ekipin nikoqir.
Pas dy xhirove të para, Manchester City numëron gjashtë pikë nga dy fitore të regjistruara dhe mban vendin e parë në Grupin C.
Dinamo Zagrebi, ku nga minuta e parë luajti Arijan Ademi, ndodhet në vend të dytë me tri pikë, aq sa ka edhe Shakhtar Donetsku. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=oTcQ-4A9bEU