Telegrafi

City, 40 milionë për Alves

Sunday Mirror shkruan se City ka lansuar një shumë që mund të jetë rekord britanik prej 40 milionë funtesh për mbrojtësin brazilian. City më herët kishte bërë ofertë për Alves, në bisedimet e Cityt dhe Barcelonës për Touren, por për Alves spanjollët nuk dëgjuan fare.

Ekipi anglez është i gatshëm të trefishojë pagën e Alves prej 62 mijë funtesh në javë, që do ta bënte atë njëkohësisht mbrojtësin më të paguar në botë dhe lojtarin më të paguar në klub. /Telegrafi/