Telegrafi

City, 24 milionë funte për Milner?

Milner është cak i spekulimeve të mediave britanike qe një kohë të gjatë, ndërsa tani sipas The Guardian, City ka bërë një ofertë të vlefshme 24 milionë funte, duke refuzuar kështu kërkesat astronomike prej 30 milionë funte të menaxherit të Villas, Martin O’Neill.

Ky i fundit nga ana tjetër mund të fusë në marrëveshjen për Milner edhe Stephen Ireland dhe Nedum Onuoha të cilët nuk janë të nevojshëm në Eastlands. Nëse negociatat dështojnë, Roberto Mancini pritet të kthejë vëmendjen kah ndonjë lojtar tjetër. /Telegrafi/