Një grup “të apasionuarish të veturave” nga Lindja e Mesme përfituan nga fakti se modelet Citroen me pezullim hidropneumatik mund të lëvizin në tre rrota.
Në një kohë kur Citroen lançoi DS-në kult në mesin e viteve 1950, prodhuesi reklamoi pezullimin inovativ hidropneumatik, duke pretenduar se sistemi bëri të mundur ngritjen e trupit aq lart nga toka, saqë mund të ndryshonit një rrotë me një gomë të shpuar pa nevoja për një vinç.
Seria e filmave me metrazh të shkurtër, në të cilat DS lëviz mbi tre rrota, ishte një shfaqje e përsosur e mundësive të risisë së Citroen.
Megjithatë, ato demonstrime 60 vjet më parë u kryen në mënyrë thjesht demonstrative dhe me shpejtësi relativisht të ulëta, sepse edhe pse DS mund të drejtohet në tre rrota, ai kurrë nuk mund të jetë aq i qëndrueshëm sa me të katër këmbët.
https://www.youtube.com/watch?v=O7AijogHtRc
Megjithatë, e gjithë ajo teknologji që përmirëson komoditetin e drejtimit mund të abuzohet gjithashtu nëse mungon sensi i shëndoshë, transmeton Telegrafi.
Në pamjet e postuara në YouTube, shohim disa Citroen Xantia të viteve 1990, një nga modelet që përdor sistemin e pezullimit hidropneumatik “Hydractive” (i prezantuar në fund të viteve 1980 në modelin luksoz XM).
Duke parë pamjet, është e vështirë të vlerësosh shpejtësinë e veturës, por kur kamera në veturë që i kap ato inkuadron panelin e instrumenteve, shohim që shpejtësia është të paktën 180 km/h dhe nuk është fundi sepse së shpejti do të arrijnë të gjitha 200 km/h.
Në të njëjtën kohë, ata lëvizin në një rrugë publike, ndaj duhet të kthehen për të anashkaluar kamionët … Fatmirësisht videoja përfundon pa incidente dhe shpresojmë që kështu të jetë edhe më vonë, sepse ka vetëm një fjalë për këtë. , dhe kjo është – çmenduri. /Telegrafi/