Site icon Telegrafi

Citroen prezanton gjeneratën e katërt të C3, është plotësisht elektrike – kushton 23.300 euro

Citroen ka prezantuar të martën gjeneratën e re të modelit C3.

Në gjeneratën e saj të katërt, vetura kompakte franceze kalon në elektrifikim, transmeton Telegrafi.

Pra, Citroen ë-C3 është plotësisht elektrik, ka motor me fuqi prej 113 kuaj-fuqi, derisa nga kompania thonë se bateria prej 44 kWh ka një rreze veprimi prej 320 kilometra.

Me mbushësin standard prej 7 kWH, nga 20 deri në 80 për qind të mbushjes së baterisë nevojiten 4 orë e 10 minuta, e nëse përdoret mbushësi i shpejtë prej 100 kWh, ky proces zgjatë vetëm 26 minuta.

Gjithashtu aty është navigacioni i lidhur me aplikacionin ë-ROUTES. Motori elektrik i mundëson kësaj veture që shpejtësinë nga 0-100 km/h ta arrijë për 11 sekonda, kurse shpejtësi maksimale është e kufizuar në 135 km/h.

Çmimi fillestar i kësaj veture do të jetë 23.300 euro, pasi kompania franceze mëton të futen në sferën e veturave të përballueshme elektrike, e do të jetë i disponueshëm në dy versione – You dhe Max.

Fillimi i shitjes është paralajmëruar për gjysmën e dytë të vitit të ardhshëm, kurse kjo veturë elektrike fillimisht do t’ju ofrohet blerësve në Francë, Gjermani, Belgjikë, Austri, Portugali, Poloni, Itali dhe Spanjë. /Telegrafi/

Exit mobile version