Modeli më i ri Citroen C5 Aircross, i cili është në shitje në Kinë që nga vjeshta e kaluar, do të arrijë brenda pak ditësh edhe në tregun evropian.
Citroen C5 Aircross është SUV kompakt i bazuar në Peugeot 3008 dhe 5008, Opel Grandland X.
Kompania franceze me modelin e ri synon të konkurrojë shitjen e SUV-ave më të shitur në botë, Nissan Qashqai, Toyota RAV4, ndërsa do të prodhohet në Ren.
Nuk ka të dhëna nëse Citroen ka ndryshuar në krahasim me versionin kinez, i cili posedon dy variante benzinë, prej 165 dhe 200 kuaj fuqi me ndërrues automatik prej gjashtë shpejtësive.
C5 Aircross ka edhe versionin plug-in hibrid me elektromotorë të fuqisë prej 300 kuaj fuqi. Prezantimi i modelit më të ri të Citroen në Evropë do të bëhet më 24 maj. /kp/Telegrafi/