Citroen ka zbuluar modelin e ri Berlingo, i njohur si e-Berlingo, i cili do të shitet ekskluzivisht si një veturë elektrike në Evropë.
Dizajni i Berlingo-s sjell një pamje të freskët, larg nga modeli i vjetër. Transformim të rëndësishëm ka pësuar pjesa e përparme e tij që tashmë përmban edhe drita të veçanta LED.
Blerësit do të jenë në gjendje të zgjedhin Berlingo-n e tyre në pesë ngjyra të ndryshme.
Ndryshime të mëdha janë bërë edhe në pjesën e brendshme të veturës. Një nga përmirësimet kryesore janë ulëset e reja Advanced Comfort të cilat garantojnë nivel të lartë komoditeti.
Modeli i ri është i pajisur me një gamë të gjerë teknologjish. Këto përfshijnë ekranin më të fundit My Citroen Play 25,4 cm, një karikues telefoni me valë, dhe 18 teknologji ndihmëse në drejtimin e automjetit.
Fuqia e Berlingo-s vjen nga një bateri LFP 5O kW që drejton një motor elektrik 100 kW.
Për më tepër fleksibilitet, marka franceze vjen me opsione të ndryshme karikimi dhe mund të karikohet 0-80 për qind për 30 minuta.
Edhe pse në Evropë Berling-o do të shitet vetëm në versionin elektrik, në tregjet e tjera do të ofrohet edhe modeli me naftë dhe benzinë. /Telegrafi/