Kur sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson kishte vizituar javën e kaluar selinë e NATO-s, ai ishte duartrokitur nga homologët e tij për një koment që kishte bërë në lidhje me ministrin e Jashtëm rus, Sergey Lavrov.
Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një moment kur Tillerson kishte thënë për Lavrov se “nuk është i lejuar të vallëzonte tango, sepse është Putin ai që i dikton të gjitha lëvizjet në Rusi.
E homologu i tij, nuk ka qëndruar “duarkryq”.
Sipas medieve të huaja, gjatë një konference në Moskë, duke iu kërkuar të komentonte këtë batutë, ai ishte përgjigjur. “Mamaja ime gjithashtu ma ka ndaluar të kërcej me djem!
Lavrov, i cili është i njohur për zgjuarsinë e tij të mprehtë, pastaj u kthye në seriozitet, duke thënë se Rusia është e gatshme për një vizitë të ardhshme nga Tillerson në Moskë. /Telegrafi/