int(1) Citigroup 1.6 miliardë fitim pas shumë humbjesh - Telegrafi
Site icon Telegrafi

Citigroup 1.6 miliardë fitim pas shumë humbjesh

Kjo shumë paraqet një përmirësim tepër të madh krahasuar me humbjet prej mbi 5 miliardë dollarësh për të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ka njoftuar të premten “Citigroup”, e cila është një nga bankat që ka përfituar nga ndihmat qeveritare.

Niveli i ulët i interesave i ka nxitur konsumatorët të marrin kredi, po ashtu shitblerjet e aksioneve dhe investimet bankare po fuqizohen nga përpjekjet që po bëhen për përmirësimin e tregut të kredive.

Megjithatë, ende vazhdojnë shqetësimet, ndërsa disa klientë të bankës nuk janë në gjendje të paguajnë huat e shtëpive, si dhe nga kartat e kreditit, gjë që mund të shtojë humbjet e korporatës nga huat.

Exit mobile version