Gabriel Garsia Markez ka qenë shkrimtar, gazetar, botues dhe aktivist politik kolumbian. Ka lindur më 6 mars 1927 në qytetin Arakataka, në krahinën Magdalena, ka vdekur më 17 prill 2014.
Markesi konsiderohet shkrimtari më i njohur i realizmit magjik, zhanër në të cilin gërshetohen mitet dhe magjitë e realitetit të ekzistencës së përditshme.
Vepra më e njohur e tij është “Njëqind vjet vetmi”, e cila është shitur në më shumë se 30 milionë ekzemplarë. Më 1982 ka marrë çmimin “Nobel” për letërsi, transmeton Telegrafi.
Në vijim, citatet më të njohura të tij më mbresëlënëse:
– Asnjë person nuk i meriton lotët tuaj: Ai i cili i meriton kurrë nuk do të të bëjë të qashë.
– Mosha nuk ka lidhje me atë se sa vjeç je, por sa ndihesh i moshuar.
– “Të dua, jo për shkak që je ti, por për atë që jam unë kur jam pranë teje”.
– Vetëm për shkak që dikush nuk të dashuron ashtu siç do të dëshirosh ti nuk do të thotë që nuk je i dashuruar me gjithë qenien tënde”.
– Në jetë nuk ka rëndësi ajo që ju ndodh por ajo nga e cila ndjeni dhe mënyra se si e mbani në mend atë”.
– “Mos qani për atë që ka përfunduar. Gëzoju për atë që ka ndodhur”.
– Njeriu ka të drejtë ta shikojë tjetrin nga lartësia vetëm kur duhet t’i ndihmojë që të ngrihet në këmbë”.
– Miku i vërtetë është ai i cili të mban për dore, ndërkohë prek zemrën tënde”.
– Gënjeshtra është më komode se dyshimi, më e dobishme se dashuria, më e qëndrueshme se sa e vërteta”.
– Mbase Zoti dëshiron të njohësh shumë njerëz të gabuar para se të njohësh atë të vërtetin dhe kur të ndodhë kjo, do t’i jesh falënderues”.
– Njeriu nuk vdes kur do të duhej, por kur e arrin ajo”.
– Ai që pret shumë mund të presë pak”.
– Asgjë nuk ndodh pa arsye”.
– Mos kundërshto aq shumë. Gjërat më të mira ndodhin atëherë kur nuk i pret”.
– Gjithmonë do të ketë njerëz të cilët do të dëshironin të të lëndonin, mirëpo duhet vazhduar të besosh, por duhet të jesh i kujdesshëm”.
– Asnjë ilaç nuk e shëron atë që lumturia nuk mund ta shërojë.
– Mençuria na vjen atëherë kur më nuk na është e dobishme.
/Telegrafi/