Telegrafi

Çitaku: Nuk qes fall me datën e liberalizimit të vizave

E pyetur se a mund të ndodh që qytetarët e Kosovës të lëvizin lirshëm në vitin 2014, siç ka qenë edhe një deklarim i zëvendëskryeministrit, Hajredin Kuçi, ministrja Çitaku ka thënë se nuk jep datë për këtë.

“Jo, unë nuk e kam ndërmend me qit fall. Nuk më takon mua të flas në këtë vend për datën kur qytetarët e Kosovës do të lëvizin të lirë dhe pa viza”, ka thënë Çitaku. /Telegrafi/