Telegrafi

Çitaku dhe Jeremici sërish polemizojnë në Twitter

 Debati ka filluar me njohjet e Kosovës: Janë 98 shtetet e OKB-së që e kanë njohur Kosovën, dhe shumë të tjera që,sipas Çitakut pritet të vijnë.

“Po të ishte kjo e vërtet, do të tentonin të vijnë në Asamblenë e përgjithshme… i presim”, ka thënë Jeremici.

Pason përgjigja e ministres kosovare: “Ne do të jemi së shpejti në OKB. Ti e di numrin e shteteve që na kanë pranuar. Pavarësia është e pakthyeshme”.

“Që diçka të jetë e kthyeshme/e pakthyeshme, duhet që së pari të ndodhë”, thotë Jeremici, duke aluduar se “pavarësia e Kosovës nuk ka ndodhur”:

“Do t’i them ambasadorit tonë në SHBA që t’ua dërgojë vendimin e GJND-se për pavarësinë”, shkruan Çitaku.

Ndërsa, Jeremic përgjigjet: “E di mirë se çfarë shkruan aty. Një nga shumë pengesat ligjore për të ashtuquajturën pavarësi të Kosovës dhe Metohisë”.

Ndërkaq, Çitaku ia kthen me sarkazëm: “Hmmm… Gjyqtarët nuk do të pajtohen me ju! Lexojeni prapë! Të falënderojmë që e iniciuat këtë rast (vendimin e GJND-së – v.j.)” /Telegrafi/