Telegrafi

Çitaku: 2012-ta, vit i suksesshëm në procesin integrues

Viti 2012 është cilësuar si vit i suksesshëm në procesin integrues të Kosovës në BE, së paku në fushën e marrjes së Udhërrëfyesit për procesin e liberalizimit të vizave, dhe marrjes së Studimit të Fizibilitetit për fillimin e negociatave për MSA, transmeton RTK.

Ky është një vlerësim nga ministrja e integrimeve Vlora Çitaku, e cila tha se pret që Këshilli Evropian të merr vendimin për fillimin e negociatave për MSA, në pjesën e parë të 2013.

Ndërsa duke folur rreth çështjes së liberalizimit të vizave, ministrja Çitaku tha se gjatë këtij viti Kosova ka marr Udhërrëfyesin për liberalizmi.

Ajo nuk ka dashur të flasë për ndonjë datë eventuale nëse 2013, do të jetë vit kur qetarët e Kosovës do të udhëtojnë pa viza në zonën Shengen.

Ndryshe ministrja e integrimeve evropiane, Vlora Çitaku tha se Kosova do të vazhdojë në përmbushjen e kritereve të dala në Studimin i Fizibilitetit. Gjatë viti 2013, pritet që Këshilli Evropian të finalizojë negociatat për lejimin e Kosovës në programet e Bashkimit Evropian. Për vitin 2013, BE-ja ka ndarë rreth 130 milionë euro asistencë për Kosovën në sektorin e reformës së administratës publike, zhvillimin ekonomik dhe social si dhe në fushën e drejtësisë. /Telegrafi/