Telegrafi

Cistet e qafës dhe pezmatimi i gjëndrave limfatike

Paraqiten më shumë në pjesën anësore të qafës. Mund të infektohen dhe pezmatohen gjë që paraqesin problem të madh duke shkaktuar dhembje të forta, ënjtje dhe fryrje.

Poashtu, një problem paraqesin e pezmatimi i gjëndrave limfatike që mund të jenë pasojë e një infeksioni diku tjetër si fyt, vesh, etj. Kur këto gjëndra të rritura janë të shumta dhe pa ndonjë bazë infeksioni primar, duhet evaluar me kujdes dhe diagnostikuar sa më parë shkaktarin e rritjes së tyre.

Shërimi i pezmatimit të cisteve bëhet me antibiotik, por zgjidhja përfundimtare bëhet vetëm me largimin kirurgjik të cistes. Shërimi gjëndrave të pezmatuara bëhet me barna antiiflamatore. Për qëllime diagnostike apo edhe shëruese, vie në shprehje heqja kirurgjike e tyre. /Telegrafi/