Telegrafi

Cisterna me ujëra të zeza shpërthen midis rruge, shikoni reagimin e shoferëve tjerë (Foto/Video)

Padyshim që askujt nuk i pëlqen të qëndrojë i ulur në veturë në trafikun e bllokuar, por nëse jeni prapa një cisterne me ujëra të zeza që shpërthen midis rruge, është diçka edhe më e keqe që mund t’iu ndodhë, duke marrë parasysh erën e keqe.

Një kamerë e instaluar në xhamin e përparmë të një veturë në Rusi, ka filmuar momentin kur një cisternë përplot më ujëra të zeza shpërthen midis rruge, derisa veturat tjera anash shihen të “vërshuara” nga urina dhe jashtëqitja, transmeton Telegrafi.

Kjo ngjarje e pazakontë besohet të ketë ndodhur afër stacionit të trenit Altufyevo në Moskë, ku cisterna me ujëra të zeza kishte mbetur e bllokuar pranë një semafori.

Në video mund të shihet momenti i shpërthimit të cisternës, derisa veturat dhe autobusët përreth tentojnë të ikin nga ‘aromat’ e pakëndshme. /Telegrafi/