Telegrafi

Cissokho i nderuar që është në San Siro

“Jam shumë i nderuar që jam te Milan. Kjo është një mundësi e madhe për mua, sepse Milani është një skuadër e madhe. Do të jap më të mirën nga vetja për t’i kënaqur të gjithë”.

“Milani ka besuar në mua dhe unë shpresoj që kjo t’i shpërblehet. Në skuadër ka shumë lojtarë të mëdhenj, edhe pse largimi i Kaka ishte një goditje e madhe, megjithatë te Milani ka edhe tjerë emra të mëdhenj”, ka thënë ish-lojtari i Portos për “Gazzetta dello Sport”.