Ish-reprezentuesi i Francës në futboll, Djibril Cisse, ka deklaruar se dëshiron të rikthehet në futbollin profesional, gjashtë muaj pasi njoftoi pensionimin.
34-vjeçari, që ka luajtur edhe për Liverpoolin mes viteve 2004-2007, u pensionua në tetor në Bastia pas një lëndimi në legen.
Tani, ai thotë se pas operimeve ka marrë dritën e gjelbër për rikthim.
“Nëse dua të kthehem në fushë? Ky nuk është spekulim. Nuk e kam fshehur kurrë këtë dëshirë”, ka thënë ai për “beIN Sports”, transmeton koha.net. “Më duhej të ndalesha për shkak të një problemi në legen. Nuk jam ndalur kurrë për arsye se nuk kisha dëshirë të luaja, ose se isha i mërzitur, u ndala për shkak të arsyeve mjekësore. Sot, këto arsye nuk ekzistojnë. Kam marrë dritën e gjelbër nga mjekët. Pas operimeve, gjithçka shkoi mirë, një javë më pas nisa të vrapoja”.
Që nga largimi prej Liverpoolit Cisse ka luajtur për Marseillen, Sunderlandin, Panathinaikosin, Lazion, QPR, Al-Gharafa, Kuban Krasnodar dhe Bastia.