Telegrafi

Cisse: Liverpooli do ta fitojë Lyonin

Ish-sulmuesi i Liverpoolit, Cisse, i cili tash aktivizohet te Panathinaikos, beson se të kuqtë janë mjaft të mirë për ta mposhtur Lyonin.

“Unë ende besoj se Liverpooli do të shkojë më tej. Atyre iu duhet një rezultat i mirë sonte, dhe jam i sigurt se do të vijnë deri te një rezultat i mirë dhe do t’i fitojnë edhe dy takimet e fundit dhe do të kualifikohen për në fazën e eliminimit”, ka thënë Cisse.

“Megjithatë, do të jetë vështirë, Lyoni është një kundërshtar i vështirë dhe ka futbollistë kualitativ. Ata tashmë fituan në Anfield dhe do të kenë vetëbesim. Por Liverpooli është Liverpool dhe është i aftë të të fitojë gjithkund, këtë e ka treguar në të kaluarën”, ka shtuar më tej francezi./Telegrafi/