Telegrafi

Cisse dëshiron të kthehet te Liverpooli

28-vjeçari ka luajtur për dy sezone me Liverpoolin para se t’i bashkëngjitej skuadrës franceze Marseille në vitin 2006. Më pas ai qëndroi një kohë i huazuar te Sunderlandi, para se t’i bashkëngjitje skuadrës greke në vitin 2009, me të cilën ka arritur të shënojë 23 gola sezonin e kaluar.

“Te Liverpooli nuk mu dha rasti, te Sunderlandi kalova momente të mira, mirëpo unë preferoj të kthehem te Liverpooli- kjo do të ishte mirë. Më pëlqen Arsenali, sepse miqtë e mi janë aty. Manchesteri është i mirë, por klubi im është Liverpooli- nga këndvështrimi im për klube”, ka thënë francezi për Sky Sports News. /Telegrafi/