Telegrafi

Çipsi armiku i zemrës tuaj

Çipsi në të vërtetë mbështillet me akrilamid dhe shkencëtarët polak kanë zbuluar një lidhje mes akrilamidit nga ushqimi dhe rrezikut të rritur të sëmundjeve të zemrës.

Pasi personat e eksperimentuar nё kёtё studim kishin konsumuar njё sasi tё çipsit, e cila nё ditë kishte dhёnё mesatarisht 157 μg akrilamid, pёr katёr ditё tё tjera ishin vërejtur disa ndryshime biokimike.

Shkencёtarёt kanё vërejtur ndryshime negative nё nivelin e LDL-kolesterolit, rritje tё disa markerёve tё inflamacioneve, por edhe rritje nё nivelet e disa antioksiduesve, tё cilёt ndihmojnë eliminimin e akrilamidit nga organizmi. Qё tё gjitha kёto janë shenja tё rritjes sё rrezikut tё sëmundjeve tё zemrës.

Përndryshe edhe mё herët ishte vërtetuar edhe lidhja nё mes tё akrilamidit dhe çrregullimeve tё sistemit nervor, ndërsa disa studime e kanë lidhur atё edhe me rritjen e rrezikut nga kanceri.