Greqia për herë të parë është kaq e vendosur për një zgjidhje të pranueshme për çështjen e emrit me garanci se do të ketë zgjidhje përfundimtare, tha kryeministri grek, Alexis Tsipras pas takimit me kryetarin e Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Siç informon korrespondentja e AIM-së nga Athina, Tsipras në konferencë shtypi në pallatin e kryeministrisë, tha se me Juncker nuk ka folur vetëm për ekonominë, por edhe për ngjarjet rajonale dhe ndërkombëtare, përfshi Ballkanin Perëndimor.
Duke u përgjigjur për rëndësinë e Greqisë në BE dhe rajon, kryeministri grek tha se vendi në vitet e fundit ka treguar dhe duhet të luaj rolin qendror në përpjekjet e Bashkimit Evropian që në të ardhmen të ngrit rolin e saj ndërkombëtar dhe rajonal si fuqi e paqes, stabilitetit dhe sigurisë. /Telegrafi/