Site icon Telegrafi

Cipras e Davutoglu u dhurojnë trëndafila gazetareve (Video)

Kryeministri grek Aleksis Cipras dhe homologu i tij turk, Ahmet Davutoglu, kanë shpërndarë sot trëndafila për gratë gazetare.

Veç luleve nuk kanë munguar foto dhe buzëqeshje nga ana e dy krerëve të qeverisë, që janë takuar sot në Ankara.

Gjestet janë bërë pas bisedimeve të gjata dhe të tensionuara për çështjen e refugjatëve, përcjell Shekulli.

Tsipras po merr pjesë në Këshillin e Lartë Turk për Bashkëpunim me Greqinë, ku në qendër të bisedimeve do të jenë përmirësimi i marrëdhënieve dypalëshe.

Exit mobile version