Site icon Telegrafi

Cipras do të dorëhiqet?

Kryeministri grek Aleksis Cipras pritet të japë dorëheqje nga posti që mban, pasi parlamenti grek të miratojë marrëveshjen e arritur një ditë më parë në Bruksel.

Lajmi raportohet sot nga “Bild”, sipas së cilës, Cipras është i detyruar të bëjë këtë lëvizje edhe për shkak se 30 deputetë të partisë së tij i kanë dalë kundër.

Edhe partnerët e Anel kërcënojnë me refuzimin e paketës së ndihmës së kreditorëve, vlerësuar si shumë e ashpër.

Sipas Bild, Cipras do të hapë rrugë për një pasues të ri dhe qeverisje të përkohshme, deri në zgjedhjet e ardhshme. /Telegrafi/

Exit mobile version