Site icon Telegrafi

Çipi Dimensity 9200 i Mediatek do të mbërrijë me 8 nëntor

Snapdragon 8 Gen 2, çipi i Qualcomm do të prezantohet në mesin e muajit nëntor, por Mediatek ka deklaruar se çipi tjetër kryesor i kësaj kompanie do të arrijë në treg edhe më shpejtë.

Kompania me bazë Tajvan ka bërë të ditur se ka planifikuar një event për datën e 8 nëntorit, datë kjo e cila i bie të jetë e marta e ardhshme.

Kjo është edhe dita kur pritet që ne ta shohim çipin Dimensity 9200, por që një emër zyrtar për këtë çip nuk është konfirmuar ende, transmeton Telegrafi.

Standardet që rrjedhën, kanë zbuluar një rritje masive në performancën e përgjithshme – mbi 1.26 milion pikë në Antutu, që do të thotë se kjo është një përmirësim prej 26 për qind në krahasim me çipin e mëparshëm Dimensity 9000.

GSM Arena shkruan se disa burime bëjnë të ditur se çipi Dimensity 9200 do të ketë një bërthamë kryesore CPU Cortex-X3, e cila supozohet që do të sjellë një rritje në performancë të pa përpunuar prej 25 për qind më shumë.

GPU thuhet se do të jetë Immortalis-G715 me mbështetje harduerike për gjurmimin e rrezeve,, ndërkohëm standardet e mëhershme kishin treguar se ai çip është më i fuqishëm se A16 Bionic, çip ky i gjigantit amerikan Apple.

Exit mobile version