Telegrafi

Çipat e iPhone dhe iPad të prodhohen në New York

Një grup i njerëzve nga Samsung, i cili aktualisht prodhon mikro-procesorë logjikë për iPad dhe iPhone në një fabrikë në Austin të Teksasit, do ta ndihmojë ekipin e GlobalFoundries për krijimin e çipave, thuhet sipas The Times-Union.

GlobalFoundries është në process të krijimit të fabrikës në vlerë prej 2 miliardë dollarëve, përkatësisht të Qendrës për Zhvillim, e cila do të jetë e vendosur afër fabrikës së saj të tanishme.

Në anën tjetër, Samsung vitin e kaluar ka investuar edhe 5 miliardë dollarë shtesë për ndërtimin e kapaciteteve të reja në fabrikën e saj në Austin.

Edhe pse Samsung konkurron kundër Apple me telefona të mençur mobil, por edhe me tablet, ajo është një partner i rëndësishëm i Apple për prodhimin e komponentave për pajisjet e saj mobile.

Megjithëse marrëveshja ka prodhuar disa fërkime mes rivalëve më të mëdhenj të industrisë, Apple planifikon të mbajë Samsung-un si furnizuesin e saj primar për të ardhmen e afërt, për shkak të mungesës së konkurrencës. / Telegrafi /