Telegrafi

Çipat e Elpida për Apple

Siç shkruan Reuters, vlera e aksioneve të Samsung ka rënë 6 për qind (humbje prej 10 miliard dollarë) për shkak të informatave se Apple nga Elpida ka porositur sasi të mëdha të memories DRAM për pajisjet e veta mobile. Aksionet e SK Hynix njëkohësisht kanë rënë për 9 për qind.

Analistët e Merryll Lynch theksojnë se ky veprim nuk është asgjë e re – Elpida edhe deri tani 40 deri 60 për qind të prodhimtarisë së DRAM çipave mobil ia shiste Apple-it. Samsung madje 10 për qind të të hyrave totale operative i fiton nga shitja e DRAM çipave mobil, e kompania ka edhe mbi 50 për qind të posedimit në tregun global. Pasojnë SK Hynix me 22 dhe Elpida me 16 për qind të posedimit, që në të ardhmen mund të ndryshoj me investimet që do të bëj MIcron dhe me riorganizimin e kompanisë. /Telegrafi/