Site icon Telegrafi

Ciolosh: Maqedonia e Veriut është e gatshme për nisje të bisedimeve, janë përmbushur të gjitha kushtet

Kryetari i grupit kuvendar ‘Ripërtëritje e Evropës’, Dacian Ciolos, i cili është për vizitë zyrtare në vend bashkërisht me raportuesin e  Kuvendit Evropian për Maqedoninë e Veriut, Ilhan Quçuk, sot në konferencë për shtyp tha se qëllimi i vizitës së tyre është që të përcjellin mesazhin se po mbështesin procesin e zgjerimit dhe se Maqedonia e Veriut është e gatshme të nisë bisedimet me Bashkimin Evropian.

“Maqedonia e Veriut i përmbushi kriteret që iu vendosën nga KE dhe vendet anëtare dhe se gjitha kushtet, madje edhe ato politike, janë përmbushur dhe duhet të niset procedura e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut”, tha Ciolosh në konferencën e përbashkët me Oliver Spasovski, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ai theksoi se metodologjia e re e bisedimeve duhet të shfrytëzohet me qëllim që të transformohet ky proces në bisedime jo vetëm në mënyrë administrative dhe burokratike të harmonizimit të të drejtës së BE-së, por edhe, siç thotë ai, pasi Maqedonia e Veriut të jetë e gatshme në disa fusha është e rëndësishme të sillen rezultate për qytetarët e vendit.

“Dëshirojmë menjëherë kur Maqedonia të jetë e gatshme në arsim, në bujqësi, në sektorin hulumtues, në sektorin e zhvillimit lokal dhe fusha tjera të rëndësishme, hap pas hapi t’i integrojnë politikat e BE-së, por edhe t’i shfrytëzojë fondet evropian dhe mundësitë evropiane për zhvilli”, tha mes tjerash, Ciolosh.

Sipas tij ajo që do të ndodhtë gjatë kësaj periudhe në Maqedoni do të jetë e rëndësishme për kredibilitetin dhe shprehu optimizëm se në pjesën e parë të këtij viti do të merret vendim pozitiv për nisjen e bisedimeve./Telegrafi/

Exit mobile version