‘Interesimi’ dhe ‘dashuria’ për të kryer përgjegjësinë për të cilën paguhet, kryetari i Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, njëherësh edhe Ministër i Administratës shtetërore dhe vetadministrimit lokal, Milan Markoviç, qan me lot krokodili për fatin e qytetarëve të Luginës së Preshevës. Ai në një prononcim për media deklaroi se në vazhdim do të pasojë një valë e punësimit të shqiptarëve të Luginës, ku pritet që ata të integrohen në doganë, polici dhe administratën tatimore. Dikush ndoshta në shikim të parë e sheh këtë me një entuziazëm duke shpresuar se mund të realizojë qëllimin (duke lakmuar nga disa që ditë më parë nëpërmjet formave të ndryshme për të zënë vend pune), që në kohën e tanishme është shumë ‘normale’. Pra, thënë realisht, deklarimi publik i ministrit Markoviç, përmban një koncept çintegrues për faktin se çështja e punësimit (siç shprehet ai të 20 personave), është tejet e minimizuar në krahasim me interesat e përgjithshme të qytetarëve të Luginës së Preshevës.
– z. Markoviç, harron se shqiptarët në Luginë të Preshevës nuk kanë të drejtën e përdorimit zyrtarë të simboleve kombëtare (instrument i identifikimit kombëtarë).
– Aktualisht, është duke ndodhur një valë e migrimit të popullatës kryesisht shqiptare të Luginës, sidomos të rinjve, që arsyet kryesore për këtë janë dy: shkaqet politike dhe të sigurisë dhe ato ekonomike.
– Pengimi i lëvizjes së lirë të qytetarëve të kësaj ane, (mbyllja dhe mos hapja e vendkalimit të kufirit me Maqedoninë, Miratoc-Llojan),
– Mosnjohja e diplomave universitare,
– Në Luginë ekziston një përbërje jo proporcionale e punësimit në institucionet shtetërore.
– Mosveprimi i lirë i tregut me vendet e rajonit.
Pra këto do të ishin disa nga çështjet të cilat duhet të implementohen në mënyrë që qytetarët shqiptarë të Luginës së Preshevës do të fillonin të mendonin lidhur me të ardhmen e tyre të sigurt. Realisht, nga veprimet e deri tanishme nuk është vërejtur ndonjë hap drejt realizimit të aspiratave jetësore të cilat do të ndikonin në zhvillimin e mëtejmë të jetës normale.
Çështja e punësimit të 15, 20 apo edhe 30 vetëve, e cila parashtrohet në mënyrë spektakolare nga ministri, është vetëm bazë e një kalkulimi i cili zihet e përzihet për të joshur politikanët e Luginës të cilët duke menduar ose duke parë se në kuadër të atij punësimi mund të shohin ndonjë mundësi të inkuadrimit të ndonjë familjari apo militanti të subjektit të vetë, i mbyllet goja dhe duke marrë parasysh se ata posedojnë legjitimitetin për të reaguar, ata nuk e bëjnë një gjë të këtillë. Një gjë e tillë fatkeqësisht është duke vazhduar të ndodhë, por mendoj se kësaj do t’i vij fundi, jo pse politikanët tanë do ta bëjnë këtë, por ashtu sikur që po ndodh, edhe këta që do të punësohen tani, edhe pak, nuk do të kenë kujt t’i shërbejnë, dhe do të shpiket pastaj një valë tjetër e ngjashme me këtë të punësimit të 20 vetëve, por me konotacion tjetër, pra të sh’punësimit. Me një fjalë, forma apelative do të ishte mosrënia pre ndaj këtyre veprimeve, sepse përgjegjësia është e politikanëve, sidomos kryetarëve të komunave dhe deputetit, të mos e shohin këtë kreaturë publicistike të ministrit si mënyrë të zgjidhjes së problemeve, por, të unifikohen të hartojnë një platformë të qartë karshi kësaj dhe të dilet me pika konkrete dhe jetike për popullatën.
Një ditë nuk do të mund të konkurrojmë politikisht…