Telegrafi

‘Cineplexx’ thyen rekord në Ballkan, 1258 bileta të shitura për filmin “Geostorm” (Foto)

Është pa diskutim kinemaja më e dashur e shqiptarëve.

“Cineplexx” është vendi që të gjithë zgjedhin për të kaluar një natë ndryshe, duke shikuar një nga filmat më të fundit.

“Geostorm” është filmi i fundit i shfaqur në këtë kinema, e cila datën e 19 nëntorit theu rekordin e Ballkanit, duke shituar hiq më pak se 1258 bileta.

Me këtë rast ‘Cineplexx’ kishte shpërblyer me produkte falas nga partnerët Patos dhe BO Cafe, të gjithë klientët e saj.

Filmi “Geostorm” flet për një projektuesi satelitor (Gerard Butler), i cili duhet të garojë për të shmangur një katastrofë kur satelitët e kontrollit të klimës së planetit fillojnë të mosfunksionojnë në këtë aventurë të shkencës.

Lajmin për thyerjen e rekordit në shitjen e biletave, e bëri të ditur vet kinemaja ‘Cineplexx’ përmes një postimi në Facebook. /Telegrafi/